Kronikë e zezë

Gjendet pa shenja jete një burrë në banesën e tij në Deçan

Gjendet pa shenja jete një burrë në banesën e tij në Deçan

Një burrë është gjetur sot në banesën e tij në Deçan pa shenja jete, ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Viktima B. Q. lindur me 24.10. 1962 Serb/Kosovarë, më vendbanim në Deçan, nuk ishte vërejtur e as lajmëruar për një kohë. Policia me t’u informuar për rastin ka marr veprime të nevojshme me qëllim të vend ndodhjes. Sot, me datë 02.06. 2020 rreth orës 12:20 Policia se bashku më njësitin e Zjarrfikësve më urdhër të Prokurorit shtetit, kanë hapur me forcë derën e banesës së viktimës dhe kanë vërejtur një trup pa shenja jete. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestarë”, thuhet në njoftimin e Policisë