Kronikë e zezë

Tri raste të raportuar të dhunës familjare në 24 orët e fundit në Kosovë

Tri raste të raportuar të dhunës familjare në 24 orët e fundit në Kosovë

Tri raste të reja të dhunës familjare janë raportuar të hënën në Kosovë. Në raportin e policisë është njoftuar se raste të dhunës familjare ka pasur në Fushë Kosovë, Deçan dhe në Prizren.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima është dërguar për tretman mjekësor pasi ka marrë lëndime të lehta, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorisë është dërguar në mbajtje”, është njoftuar në raport të policisë për rastin në Deçan.