Kronikë

Arrestohen dy persona që e shantazhonin një grua

Foto: Koha / ilustrim

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë të premten pasi dyshohet se kanë shantazhuar një grua.

Sipas njoftimit nga Policia të njëjtit i kanë kërkuar 250.000 euro një gruaje për të mos i publikuar foto dhe video intime të saj në rrjete sociale.

Rasti kishte ndodhur në prill të këtij viti, ndërkaq policia ka konfiskuar disa dëshmi në lidhje me rastin dhe me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.