Kronikë

Tre të lënduar në një aksident në Llaushë

Foto: Koha / ilustrim

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku në Llaushë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Në një aksident trafiku në fshatin Llaushë të Skenderajt, ku janë përfshirë dy vetura, tre persona kanë marrë lëndime”, ka thënë Zahiti.