Një person është plagosur në Podujevë sot rreth orës 16:00.
Këtë e ka konfirmuar për KOHË-n zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.
Ai ka bërë të ditur gjithashtu se personi në fjalë është dërguar në spital për trajtim mjekësor.
“Më 23.05.2020 në orën 16:16 kemi pranuar një informatë se një person është plagosur në Rr. Ali Ajeti në Podujevë. Njësitet policore iu kanë përgjigjur rastit dhe janë duke zhvilluar hetime për rastin. Një person është dërguar për trajtim mjekësor dhe për gjendjen e tij mund t’iu referoheni autoriteteve shëndetësore”, ka thënë Hoxha.