Kronikë e zezë

Ngrihet aktakuzë për dy kosovare të cilat iu bashkuan ISIS-it

Ngrihet aktakuzë për dy kosovare të cilat iu bashkuan ISIS-it

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë kundër dy të dyshuarave me inicialet L.I dhe A.A., pasi secila veç e veç, e kanë kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.

Prokuroria Speciale njofton se të pandehurat me dashje kanë shkuar në Siri dhe i janë bashkangjitur organizatës terroriste, militante, ekstremiste “ISIS” (Islamic State of Iraq and the Sham), duke e përkrahur këtë organizatë dhe veprimtaritë e saj.