Kronikë

Rrahje në qendër të Prishtinës, ndalohen dy persona

Dy persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës pas një rrahjeje pasditen e së martës në qendër të Prishtinës.

Rrahja ka ndodhur në afërsi të objektit të Kuvendit të Kosovës, në rrugën “Agim Ramadani” rreth orës 17:00.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës që nuk ka dhënë detaje të tjera për rastin.