Kronikë

Policia arrestoi e më pas liroi një person që bashkëjetonte me një të mitur në Deçan

Dje Policia e Kosovës, ka arrestuar e pas intervistimit e ka liruar një person në Baballoq të Deçanit, për bashkëjetesë me një të mitur.

“Është arrestuar i dyshuari për shkak se ishte duke bashkëjetuar me viktimën nën moshën 16 vjeçare”, thuhet në raportin e PK-së.

Viktima pas intervistimit është marrë në përkujdesje nga një familjar i saj.

“ I dyshuari me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, përfundon raporti 24 orësh i PK-së.