Kronikë

Dyshohet të jetë dhunuar një vajzë në Prishtinë

Një vajzë në Prishtinë dyshohet se është dhunuar nga i dashuri i saj.

Sipas njoftimit nga Policia, viktima ka njoftuar se i dyshuari e kishte futur me forcë në veturë dhe më pas e kishte dhunuar seksualisht.

Rasti njoftohet të ketë ndodhur më 12 maj.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas dy rasteve të dhunimit në Mitrovicë, ka ngritur shqetësimin për këtë dukuri.

Ajo ka bërë thirrje që institucionet e drejtësisë t’i trajtojnë rastet me seriozitet.

“Dhunimi seksual është vepër penale dhe rastet e tilla duhet të marrin dënimin sipas legjislacionit në fuqi”, pati shkruar Haxhiu.