Kronikë

Një muaj paraburgim vajzës në Prishtinë që rrahu nënën e saj

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurës F.P., për shkak të veprës penale “Dhunë në familje”.

Sipas njoftimit për media bëhet e ditur se Gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurës F.P. në kohëzgjatje prej një muaji.

“Gjykata ka vlerësuar se nëse e pandehura F.P. do të jetë në liri, e njëjta do të pengojë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar tek e dëmtuara - nëna e saj N.P., po ashtu ekziston rreziku se e pandehura mund të përsërisë ose të kryejë vepra tjera penale, ku ndaj të njëjtës me datë 26.03.2020 gjykata i kishte caktuar urdhër për mbrojtje ndaj të palës së mbrojtur N.P,. andaj masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu njoftohet se pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.