Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit, prej datës 15 prill deri tash ka arrestuar 14 persona për “mosrespektim sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë”.
Në raportin policor të dërguar nga Policia në Gjilan, theksohet se gjatë zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria si pasojë e pandemisë Covid-19, për periudhën kohore nga data 15 prill 2020 deri me 21 prill 2020 në raste të ndara ka ndalur në të gjitha shtatë komunat e rajonit të Gjilanit 14 persona duke mos e përfillur vendimin e qeverisë.
“Të gjithë këta persona janë takuar duke lëvizur gjatë kohës sa është caktuar ndalimi i lëvizjes. Personat e ndaluar janë 4 nga Komuna e Gjilanit, 1 nga Komuna e Kamenicës, dhe 9 nga Komuna e Vitisë”, thuhet në raport.
Sipas raportit, personat e ndaluar janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore, në një rast dy nga ta me vendim të prokurorit janë ndalë për 48 orë gjersa dymbëdhjetë të tjerë në rastet veç e veç procedohen në procedurë të rregullt në Prokurorinë e shtetit.