Policia në Vushtrri ka ndaluar sot një 33-vjeçar për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armës”.
Zëdhënësi i Policisë Avni Zahiti, tha për Kohën se arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshimet e bazuara, se i dyshuari M. J., 33 vjeçar, dyshohej për posedim të armës, pasi i njëjti një ditë më parë ishte ekspozuar me armë në një zonë malore të fshatit Sllakovc të Vushtrrisë.
“Në cilësi të provave materiale te i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë e gjatë dhe tre fishekë”, tha Zahiti.
Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, porse ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armës”.