Kronikë

Sulmohet dhe ngacmohet seksualisht një grua në Graçanicë

Një grua në Graçanicë ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga një burrë.

Sipas njoftimit nga Policia, e njëjta është sulmuar nga një person tjetër dhe ka marrë lëndime trupore.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje.