Kronikë e zezë

Gjilanasi rrah gruan në prezencë të fëmijës, kërkohet burgimi i tij

Gjilanasi rrah gruan në prezencë të fëmijës, kërkohet burgimi i tij

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur kërkesë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një personi për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

Siç bëhet e ditur përmes një kumtese për media, kërkesa është paraqitur ndaj të dyshuarit A.A., pasi dyshohet se më 12 prill 2020, në Gjilan, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.