Arbëri

Ngastrat në Prizren ku janë 4 objekte shkollore shpallen me interes publik

Prizren, 14 mars – Kuvendi i Komunës së Prizrenit ka marrë vendimin për shpalljen e interesit të përgjithshëm publik për disa ngastra kadastrale, në të cilat janë të ndërtuara disa objekte shkollore në qytet dhe në fshatra, e që faktikisht figurojnë si prona të ndërmarrjeve shoqërore që menaxhohen nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.

Zyrtarë të lartë të pushtetit lokal kanë sqaruar se fjala është për ngastrat në fshatrat Caparc, Landovicë, Lubizhdë dhe në Prizren. Drejtori i Arsimit, Zahadin Shemsidini, ka pohuar se në këto parcela tashmë janë të ndërtuara shkollat, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Mirëpo, këto shkolla që janë të ndërtuara edhe kaherë vërtet në Kadastër janë si pronë e “Progresit”. Prandaj ne kërkojmë nga Drejtoria e Kadastrës, për të qenë këto shkolla asete të komunës, që këto parcela kadastrale, të shpallen, të merret vendimi që të jenë si prona të komunës, të barten. Në mënyrë që mandej të gjitha këto shkolla të kalojnë si asete të komunës”, ka thënë Shemsidini, duke sqaruar si shembull se shkolla në lagjen “Bajram Curri” nuk mund të evidentohet si aset i komunës, pasi që aktualisht prona nuk është e komunës, po është e “Progresit” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.