Ka vdekur ish-kryetari i Rahovecit, Qazim Qeska.
Smajl Latifi, kryetari aktual i komunës, ka thënë se Qeska dha kontribut të çmuar për disa dekada në proceset politike, ekonomike dhe shoqërore në Rahovec.
“Ishte ndër juristët më të mirë në komunën e Rahovecit dhe me përvojën e dijet juridike, ndikoi pozitivisht në konsolidimin e sistemit juridik. Si kryetar i Komunës së Rahovecit dha kontributin e tij në paqësimin ndërmjet grupeve politike, duke i kontribuuar konsolidimit të demokracisë vendore. Me urtësinë e durimin që e karakterizonte, u bë shëmbëlltyrë për gjeneratat e reja”, ka shkruar ai në Facebook.
Latifi ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Qeskës.
“Do të kujtohet me respekt si njeri me virtyte morale e vlera të larta njerëzore”.