Arbëri

Një biznes në Podujevë gjobitet me dy mijë euro për mashtrim të konsumatorëve

Descriptive Text

Komuna e Podujevës ka njoftuar se ka gjobitur me dy mijë euro një biznes në Podujevë, për siç thuhet, mashtrim ndaj konsumatorit dhe mos vendosje të flamurit të origjinës së produktit

“Inspektorët e tregut sot gjatë kontrollit rutinor kanë hasur në parregullsi në një market, për pasojë ata kanë dënuar me dy gjoba mandatore marketin me nga (një mijë euro) për mospërputhje të çmimit në raft - arkë, si dhe për mos vendosje të flamurit të origjinës së produktit”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Marketi thuhet se ka bërë shkelje të ligjit për mbrojtjen e konsumatorit.

“Drejtoria e Inspeksionit fton të gjithë konsumatorët që të vazhdojnë të adresojnë ankesat e tyre, në rastet kur konstatohen parregullsi do të merren masa ndëshkuese në pajtim me ligjet në fuqi për të gjithë shkelësit”, thuhet në njoftim.