Lokalizohet zjarri në Prizren

Lokalizohet zjarri në Prizren
Është lokalizuar dhe është vënë nën kontroll zjarri në Prizren.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë se një ekip i zjarrfikësve do të qëndrojë gjatë natës për ta mbajtur nën kontroll zjarrin.
Zjarrfikësit në Prizren kanë luftuar me disa vatra zjarri nga mbrëmja e së premtes.
Zjarri kishte marrë përmasa të mëdha, ndërsa të shtunën ishin evidentuar dhjetë vatra zjarri.
“Në Prizren është lokalizuar zjarri dhe është vënë nën kontroll. Një ekip do të qëndrojë gjatë natës në vend të ngjarjes për ta mbajtur nën kontroll zjarrin”, ka thënë Bytyqi për KOHËN.
Disa vatra zjarri në Prizren, Policia thotë se mund të paraqitet rrezik për qarkullim të automjeteve
Zjarrfikësit në Prizren janë duke luftuar me disa vatra zjarri nga orët e vona të së premtes.
Drejtoresha për Emergjenca dhe Siguri në Komunën e Prizrenit, Remzie Sinanaj Shala, ka thënë për “TV Prizreni” se shtatë ekipe të zjarrfikësve po luftojnë me dhjetë vatra zjarri. Vatra më e madhe ka thënë se është në Novoselan.
“Shërbimi i zjarrfikësve është duke luftuar me zjarrin prej mbrëmë. Sot momentalisht i kemi dhjetë vatra zjarri. Zjarri më i rrezikshëm është në Novoselan, është ekipi i zjarrfikësve atje, e po dërgojmë përforcime. Momentalisht janë vetëm shtatë ekipe zjarrfikësve, i kemi dhjetë vatra, s’kemi kapacitete me i mbuluar gjitha zjarret. Nuk dua të them se zjarret janë të qëllimshëm, por në bazë të asaj që po shihet, munden të jenë të qëllimshme”, ka thënë Shala.
Ndërkohë nga Policia e Kosovës, është thënë se zjarri në rajonin e Prizrenit ka marrë përmasa të mëdha dhe se paraqitet rrezik për qarkullim të automjeteve në rrugën Prizren – Reçan.
“Ju informojë se zjarri i raportuar me herët në Prizren, nga i cili fillimisht janë djegur bar i thatë dhe shkurre, tani ka kapluar edhe pjesën e pishave dhe është në përmasa më të mëdha dhe mund të paraqesë rrezik për qarkullim të automjeteve në rrugën Prizren- Reçan. Zjarrfikësit janë ne vendin e ngjarjeë, por deri në këto momente nuk kanë mundur ta lokalizojnë zjarrin. Për rastin janë informuar polici hetues si dhe prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar të iniciohet rast ‘incident zjarri’”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqyr Bytyqi.
https://fb.watch/ne-bPV9IdW/
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Tre persona nxirren të gjallë pas shembjes së betonit në një objekt në Lipjan

MAPL-ja ia hedh fajin Komunës për zvogëlimin objektit të shkollës në Podujevë

Banorët e Shalës kërkojnë rishikim të lejeve e pëlqimeve për gurëthyesin
Hapen zyrat e Agjencisë Kadastrale në komunat veriore

300 nxënës në Doganaj i ekspozohen rrezikut nga shembja e objektit shkollor

KEDS: Disa zona në Pejë ende pa furnizim me rrymë për shkak të kohës së keqe

Nxënësit që s’kanë ku ta zhvillojnë lëndën e edukatës fizike

Podujeva i shpall disa prona me interes publik, në mënyrë që t’i shmangë nga privatizimi

Muharremaj fton për qetësi pas grabitjes së armatosur në Suharekë

Kryetari i Suharekës po hetohet lidhur me shpronësimin e një prone

Kompensimi i paligjshëm i punëtorëve në Obiliq
