Kosovë

Shumë kërkesa në Ferizaj për ndryshim të emrit

Nesret Ademi
 

Në Komunën e Ferizajt në vitin e kaluar ka pasur 420 ndërrime apo korrigjime të emrave personal, ka njoftuar Nesret Ademi, udhëheqës i sektorit të gjendjes civile në këtë komunë.

Ademi në emision "Sot" në KTV ka thënë se krahasuar me shifrën e banorëve në Ferizaj, që është mbi 110 mijë, numri i kërkesave është në përputhje.