Kosovë

Banorët e komunitetit ashkali në Hallaq të Lipjanit ankohen për degradim të rrugëve nga kompanitë transportuese

 

Banorët e komunitetit ashkali në fshatin Hallaq i Vogël në Komunën e Lipjanit, po ankohen se disa kompani transportuese me automjete të rënda mbi 20 tonë, po ua dëmtojnë rrugët lokale, ndërkohë, komuna nuk po merr masa për parandalimin e tyre.

Sipas banorëve disa kompani private brenda 10 ditëve kanë bartur mbi 3 mijë kamionë me zhavorr përgjatë rrugëve të tyre me peshë prej 20 tonë, ndërkohë një gjë e tillë po vazhdon edhe gjatë së enjtes.