Kosovë

Podujeva pritet të bëhet me trafik urban

 

Me trafik urban pritet të bëhet Komuna e Podujevës. Megjithatë, ky proces është i lidhur me ndërtimin e Stacionit të Autobusëve që ka nisur në fundvitin e kaluar. Aktualisht në këtë komunë nuk ka transport publik urban, por që kjo gjë është paraparë me Rregulloren për transportin rrugor në territorin e Komunës së Podujevës që është miratuar në seancën e fundit të Kuvenit Komunal.

Drejtori për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Bahri Selimi, ka thënë se ky dokument rregullon transportin e mallrave dhe të personave.