Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka deklaruar se janë në pritje të opinionit ligjor nga Ministria e Financave për faljen ose jo të 100 eurove tatimpaguesve, pas vlerësimeve të reja tatimore.
I pyetur nga KosovaPress rreth kësaj çështjeje, Aliu tha se e kanë paraparë të arsyeshme që vendimi për ekzekutim për faturat e reja të tatimit në pronë të shtyhet për vitin 2024.
“Pas sqarimit ligjor do të ketë edhe mendime të kuvendeve komunale, sepse është kërkesë e të gjitha kuvendeve komunale që të ketë një vendim të tillë mbështetës për të gjithë qytetarët e Republikës të Kosovës në vlerë prej 100 euro. Por, sigurisht se do të presim opinionin ligjor, duke pasur parasysh se jemi në debatin e koeficienteve të pagave, të gjendjes së rëndë ekonomike, sigurisht se e kemi paraparë të arsyeshme që të shtyhet ky vendim për ekzekutim të këtyre faturave deri në vitin 2024. Por, sidoqoftë do të sqarohet ligjërisht dhe pastaj do të jenë vendimet, o i komunës ose i qeverisë që pastaj të falet apo të zbutet fatura e tatimit në pronë”, tha ai.
Çështja e vlerësimit të ri të tatimit në pronë ka ngritur reagime të shumta. Ndërsa ministri i Financave, Hekuran Murati, pati deklaruar se rritja e çmimit të tatimit në pronë është paraparë me Ligjin për Tatimin në Pronë, i cili ka hyrë në fuqi më 2018 sipas të cilit hyn në fuqi tatimi 100% i tokave./ KP
-
Komunat kërkojnë opinion ligjor nga MF-ja për faljen e 100 eurove nga tatimi në pronë
-
Në fushatë, ministri Murati thotë se zbatimi i Ligjit për Tatim në Pronë shtyhet për 2026
-
Prishtina miraton faljen e tatimit në pronë, por jo më shumë se 75 euro
-
Rama publikon propozimin për falje të tatimit në pronë, pritet të votohet të enjten
-
Komunat kanë afat deri më 8 dhjetor për të vendosur për faljen e tatimit në pronë