Kosovë

Gjini: Jemi populli më i bekuar që kemi mbështetjen e SHBA-së

 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka vizituar të mërkurën Gjakovën. Ai foli për çështjet që kanë të bëjnë me qytetin, por edhe për Asociacionin. E kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, tha se Kosova është e bekuar që ka mbështetjen e SHBA-së

Bekim për popullin e Kosovës e ka quajtur mbështetjen e SHBA-së kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini.

Ai mirëpriti në Gjakovë të mërkurën ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier, dhe tha se populli i Kosovës i është përjetësisht mirënjohës SHBA-së.