Kosovë

Kulla në Orllan pret dhuruesit e gjakut në nderim të tre heronjve

 

Për të pestën herë me radhë, OJQ “Sundimi i Demokracisë në Kosovë (SDK) dhe Iniciativa Qytetare në Orllan kanë organizuar aksionin e dhurimit të gjakut për të shënuar ditën e rënies së heronjve Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës e Hakif Zejnullahut. Ky aktivitet është mbajtur në Kompleksin memorial “Zahir Pajaziti” në fshatin Orllan.

Sipas përfaqësuesit të SDK-së, Rexhep Zeka, gjatë kësaj dite rreth shtatëdhjetë vullnetarë kanë dhuruar gjak në nderim të këtyre heronjve