Kosovë

Dëmet dhjetëra miliona euro në Skenderaj nga vërshimet

 

Dëmet nga vërshimet në Skenderaj arrijnë vlerën e dhjetëra miliona eurove, ka bërë të ditur të shtunën kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, sipas të cilit ky është vlerësim fillestar i dëmeve nga vërshimet në zonat e prekura.

“Nga takimi i mëngjesit të sotëm me drejtorët komunal, pas një pune kolosale gjatë ditës së djeshme deri në mesnatë, nga të gjitha ekipet e Shtabit Emergjent, rreth raportimit të vlerësimit fillestar të dëmeve nga vërshimet në zonat e prekura, me qindra familje që kanë pësuar nga kjo fatkeqësi, me qindra biznese e sipërfaqe të mëdha të tokës bujqësore, ku përllogaritjet flasin për dëme në vlerën e dhjetëra miliona eurove”, ka shkruar Nura në Facebook.