Kosovë

Banorët e Gllogocit ndihen të rrezikuar nga kabllot e rrymës

 

Prej tre vjetësh, banorë të një lagjeje në Komunën e Lipjanit përballen me rrezikun nga kabllot e rrymës. Ata treguan se janë ankuar disa herë në KEDS, porse deri tash nuk u është bërë zgjidhje. Në KEDS u krenuan me investimet në nivel vendi, por nuk folën për rastin konkret

Banorë të fshatit Gllogoc të Lipjanit thonë se tash e tre vjet i ekspozohen rrezikut nga kabllot elektrike që nga shtyllat e lakuara, thuajse prekin në tokë. Në disa raste, distanca e kabllove me tokën nuk është as një metër.

Shtyllat që mbajnë këto kabllo në lagjen “Duriqi”, janë të dëmtuara, disa të djegura e të tjera të lakuara.