Komuna e Rahovecit ka njoftuar se të enjten ka rrënuar dy objekte pa leje.
“Drejtoria për Punë Inspektuese pas përfundimit të të gjitha procedurave të parapara ligjore, sot, ka bërë rrënimin e dy objekteve të cilat kishin filluar të ndërtohen pa leje të organit kompetent komunal, saktësisht Drejtorisë së Urbanizmit”, thuhet në njoftimin e Komunës.
Qytetarëve u është bërë thirrje që të mos nisin asnjë punë në fushën e ndërtimin pa u pajisur me leje.
“Drejtoria për Punë Inspektuese me këtë rast iu bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Komunës së Rahovecit që të përmbahen dhe të mos fillojnë asnjë lloj pune në fushën e ndërtimit pa u pajisur paraprakisht me leje të ndërtimit, në të kundërtën, ndryshe nga vullneti dhe qasja aktuale e qeverisjes së Komunës, jemi të detyruar të ndërmarrim masa të ngjashme rrënimi, të rënda e të kushtueshme për të gjithë”, thuhet në njoftim.