Kosovë

75 raste të dhunës në familje gjatë 2022-s në Podujevë

 

Komandanti i Stacionit Policor në Podujevë, Nijazi Jashari, ka njoftuar se gjatë këtij viti, në Komunën e Podujevës janë raportuar 75 raste të dhunës në familje. Në mbledhjen e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, të Komunës së Podujevës (KKSB), Jashari ka theksuar se në 30 prej këtyre rasteve, të dyshuarit janë në ndalim të policisë, në 22 raste ka urdhër mbrojtje për viktimat, dhe në 4 raste viktimat janë dërguar në strehimore.

Sipas njoftimit të Zyrës për media të Komunës së Podujevës, Jashari në këtë mbledhje ka folur edhe për punën e policëve të trafikut. Ai ka thënë se përgjatë këtij viti janë shqiptuar 9 mijë e 14 tiketa në trafik, ose rreth 30% më shumë se vitin e kaluar dhe janë konfiskuar më shumë se 175 vetura.