Arbëri

Vdes infermieri i QMF-së në Mitrovicë

Oda e Infermierëve të Kosovës njoftoi të dielën se ka vdekur infermieri nga Mitrovica, Xhylazim Istrefi.

Në njoftim u tha se Istrefi ishte punëtor i zellshëm, humanist dhe me virtyte të larta njerëzore.

“Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve shëndetësorë me pikëllim është njoftuar për vdekjen e parakohshme të Xhylazim Istrefit, infermier në Sektorin e Mjekimit Urgjent të Qendrës së Mjekësisë Familjare ‘Dr.Nexhat Çuni’ në Mitrovicë. Vdekja e parakohshme e Istrefit na ka prekur gjithë miqtë, familjen dhe komunitetin infermieror. Gjithë do të kujtojnë Istrefin si një punëtor të zellshëm, dhe humanist me virtyte të larta njerëzore; gjithmonë i gatshëm që gjithë pacientëve t’iu ofrojë ndihmën dhe kujdesin e nevojshëm. Në emër të Odës së Infermierëve të Kosovës, familjes së të ndjerit dhe gjithë kolegëve, iu shprehi ngushëllimet më të thella”, thuhet në njoftim.