Kosovë

Shtimja aktivizon ekip profesional për identifikimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara

 

Komuna e Shtimes ka angazhuar një ekip profesional të përbërë nga pedagogë e psikologë, për identifikimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara. Synimi i kësaj ndërmarrjeje është që ata të mund të integrohen në shoqëri, duke u përfshirë në shkolla me bashkëmoshatarë të tyre. Deri më tash, ky ekip ka identifikuar gjithsej 26 fëmijë të këtillë, por një pjesë e prindërve të tyre po e kundërshtojnë vlerësimin e komisionit.

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Shtimes ka themeluar një ekip të veçantë prej pesë anëtarësh, të përbërë nga pedagogë e psikologë, për identifikimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe për integrimin e tyre në shoqëri nëpër shkolla.

Ky ekip ka për qëllim që t’i bëjë vlerësimin dhe rivlerësimin e këtyre fëmijëve. Krahas nxënësve nëpër shkolla, ekipi profesional ka identifikuar edhe katër fëmijë me aftësi të kufizuara në çerdhen publike në Shtime.