Kosovë

Peja pret ndihmën e nivelit qendror për trajtim qensh endacakë

 

Problemi me numrin e madh të qenve endacakë ende nuk është zgjidhur në Komunën e Pejës. Qytetarët vazhdojnë të shprehin shqetësimet e tyre për rritjen e vazhdueshme të tyre, ndërkohë që nga organet komunale nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim nga viti i kaluar, shkruan sot Koha Ditore.

Prej janarit të vitit 2015 Komuna e Pejës kishte zhvilluar projektin e përbashkët të trajtimit të qenve endacakë me fondacionin zviceran “StrayCoCo” dhe me ambulanca veterinere “Pro Vet”, por ky projekt, që realizohej në një strehimore të qenve në fshatin Sferkë të Pejës, është ndërprerë në prill të 2016-s.