Kosovë

Në Ferizaj nis pastrimi i pyjeve, qytetarët mund të blejnë dru katërfish më lirë

 

Komuna e Ferizajt me pëlqim nga Agjencioni i Pyjeve ka nisur një projekt për pastrimin e pyjeve në zonën malore të Jezercit dhe në disa zona të tjera. Ky projekt është nisur së realizuari me qytetarë të cilët kanë nevojë të blejnë dru me çmime të lira e të kategorisë më të dobët.

Ata mund të koordinohen me rojat e pyllit për të marrë dru të dobëta, të thata, të dëmtuara nga era dhe dru që kanë mbetur në tokë prej vitesh.