Kosovë

Adelina Stublla emërohet drejtoreshë e Shëndetësisë në Podujevë

 

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka emëruar Adelina Stubllën drejtoreshë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Stublla në këtë mandat të Kuvendit Komunal ishte edhe shefe e Grupit të këshilltarëve të VV-së, ndërsa në zgjedhjet e brendshme partiake të 25 shtatorit, është zgjedhur edhe kryetare e gruas në Qendrën e Vetëvendosjes në Podujevë.