Kosovë

Shumica e shkollave të deklaruara në Podujevë kërkojnë pezullimin e grevës

 

Shumica e mësimdhënësve të Komunës së Podujevës janë deklaruar pro kthimit të procesit mësimor nga dita e hënë.

Kryetari i Sindikatës së Arsimit në këtë komunë, Fadil Halimi, ka thënë për KOHËN se nga 29 shkolla të deklaruara deri tash, 20 janë pro pezullimit të grevës që ka filluar më 25 gusht.