Kuvendi Komunal i Graçanicës miratoi të mërkurën një “vendim për këmbim të pronës së paluajtshme të Komunës”, ku Komuna e Graçanicës ka vendosur t’i japë 17 hektarë tokë shqiptarit Rexhë Shoshi, në këmbim të një toke prej 18 ari, shkruan “Kossev”.
Vendimi është kritikuar nga ish-kryetari i Graçanicës, Branimir Stojanoviq, por edhe nga grupe tjera.
Vendimi raportohet se është marrë me propozimin e kryetares së Graçanicës, Liliana Subariq, të cilin e lexoi drejtoresha e Departamentit për Planifikim, Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit, Aleksandar Gjekiq, pa u dhënë detaje.
“Propozohet që një pjesë e parcelës kadastrale në Graçanicë në pronësi të Komunës së Graçanicës të këmbëhet me patundshmëri në Ravnishtë në Çagllavicë, që është shpallur parcelë me interes publik”, tha Gjekiq.
Ish-kryetari i Graçanicës, Stojanoviq, e ka quajtur këtë tradhti.
“Nëse dikush ende nuk e kupton pse qeverisja në Graçanicë duhej të ishte kaq e pashpirt dhe e bindur. Ja një shembull – 17 hektarë tokë komunale sapo u dhuruan për 18 ari! Kjo është një tradhti ndaj popullit tonë që jeton këtu!” – ka shkruar Stojanoviq.
Nuk është bërë e qartë pse 18 ari pronë në Çagllavicë është shpallur pronë me interes publik.
