Kosovë

Kryetari i Lipjanit fton në LDK dy asamblistët e larguar nga VV-ja

 

Mbledhja e Kuvendit Komunal në Lipjan gjatë së mërkurës ka vazhduar me përplasje e kritika në mes të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe dy asamblistëve që para pak ditësh janë larguar nga strukturat e këtij subjekti.

Fillimisht, dy asamblistët, Fitim Mëziu dhe Fadil Spahiu u deklaruan se do të qëndrojnë në Kuvend si të pavarur për t’i mbrojtur interesat e qytetarëve nga të cilët kanë marrë vota. Por me deklaratat e tyre nuk u pajtua shefi i grupit të asamblistëve të VV-së, Alban Salihu, i cili kërkoi që Mëziu e Spahiu ta dorëzojnë mandatin dhe të largohen nga Kuvendi.