Kosovë

GAP: Tre kryetarë komunash kanë përmbushur vetëm 12 premtime deri tash

 

Tre kryetarë të komunave të rajonit të Prishtinës: Podujevë, Fushë-Kosovë dhe Obiliq, kanë arritur të përmbushin vetëm 12 nga 165 premtimet e bëra gjatë fushatës zgjedhore të vitit të kaluar.

Ndërkohë që për kryetaren e Komunës së Graçanicës nuk figurojnë të dhëna në platformën e Institutit për Politika të Avancuara GAP, cili ka disa vjet që e bën monitorimin e përmbushjes së premtimeve nga kryetarët e komunave.