Kosovë

ZKA: Fushë-Kosova nuk i respektoi afatet ligjore për lejet ndërtimore

 

Komunarët e Fushë-Kosovës nuk i kanë respektuar afatet ligjore për lëshimin e kushteve dhe lejeve ndërtimore.

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur se në disa raste Komuna i ka vonuar ato deri në shtatë muaj.