Arbëri

Miratohet buxheti për vitin 2023 i Komunës së Prizrenit

Kuvendi Komunal i Prizrenit ka miratuar të enjten buxhetin për vitin 2023.

Në njoftimin e Komunës së Prizrenit thuhet se për përgatitjen e buxhetit janë mbajtur 9 seanca dëgjimore e 1 dëgjim buxhetor është mbajtur edhe nga Komiteti për Politikë e Financave.

“Pjesëmarrja e qytetarëve të Komunës së Prizrenit ka qenë e madhe ku përmes ideve, kërkesave e sugjerimeve të tyre, kanë qenë akter në hartimin e projekt-buxhetit të Komunës për vitin 2023. Për organizimin e dëgjimeve buxhetore, zyrtarët përgjegjës kanë përgatitur raport me të gjitha detajet i cili është i publikuar në uebfaqen e Komunës, në rubrikën “Dëgjimet Buxhetore”. Ky buxhet përmes projekteve të ndryshme do t’i prekë të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.