Komuna e Gjilanit ka përuruar të mërkurën projektin e instalimit të pajisjeve digjitale të navigimit, përkatësisht të sistemit GPS në të gjitha automjetet zyrtare.
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se këto pajisje janë instaluar në 30 vetura dhe përmes tyre do të monitorohet më lehtë përdorimi i automjeteve dhe parandalohet keqpërdorimi.
“Ky është një avancim tutje në ruajtjen e të mirës publike dhe pasurisë që u takon edhe qytetarëve dhe jo vetëm atyre që janë në punë në kuadër të Komunës”, ka thënë Hyseni.