Kosovë

Mungesa e investimeve në rrjetin energjetik nxit reagimin e banorëve të Mirenës

 

Banorët e Mirenës së Lipjanit po përballen me defekte të shpeshta në rrjetin e energjisë elektrike, i cili është vendosur 35 vjet më parë. Ata prej vitesh thonë se kanë kërkuar nga KEDS-i që të investojë në rrjet, por thonë se deri tash kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh

Rreth 80 familje të fshatit Mirenë të Komunës së Lipjanit prej vitesh po përballen me telashe të energjisë elektrike si pasojë e rrjetit dhe shtyllave të vjetruara.

Banorët kanë kritikuar KEDS-in se ankesat dhe kërkesat e tyre për investime nuk po shqyrtohen asnjëherë, megjithëse janë taksapagues të rregullt.