Kosovë

Degradohet lumi Drini në Prizren, arrestohet një person e sekuestrohen mjete të rënda

 

Policia e Kosovës ka njoftuar të martën, se më 26 gusht ka sekuestruar mjete të rënda që janë përdorur për degradim të ambientit, duke nxjerrë rërë në bregun e Lumit Drini, në fshatin Romaj të Prizrenit.

Sipas njoftimit, është arrestuar edhe pronari i kompanisë që bënte nxjerrjen e rërës dhe ndaj tij ka filluar procedura penale.