Kosovë

MI financon rregullimin e rrugëve në hyrje të Shtimes

 

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit për financimin e projektit të rregullimit të rrugëve në hyrje të Shtimes, në vlerë prej 480,000 €, njofton kumtesa ministrore.

Me këtë Memorandum, MI-ja obligohet të sigurojë mjetet financiare për realizimin e projektit, ndërsa, Komuna e Shtimes obligohet të sigurojë kushtet e nevojshme për realizimin e projektit për operatorët ekonomikë, të kryejë procedurat e tenderimit të projektit, të caktojë komisionin e vlerësimit, projekt-menaxherin, si dhe komisionin për inspektimin final të punimeve, në të cilin do të marrë pjesë një anëtar i MI-së.