Kosovë

Dinamika e ulët e realizimit të projekteve në Podujevë, shqetësuese për opozitën e shoqërinë civile

 

Shqetësuese është vlerësuar nga përfaqësues të opozitës dhe ata të shoqërisë civile në Podujevë, dinamika e deritashme e realizimit të projekteve kapitale në këtë komunë.

Bazuar në raportin financiar të publikuar ditë më parë, nga Komuna e Podujevës janë shpenzuar rreth 1 milion euro për gjashtë muaj, apo rreth 14 për qind e buxhetit fillestar të paraparë për këtë destinim.