Arbëri

Breshër sa grushti në Lipjan

Shi dhe breshër ka rënë të enjten pasdite në Lipjan dhe fshatrat përreth. Në pamjet e siguruara nga KOHA, shihet breshëri me madhësi gati sa një grusht.

 
Breshër i madh në Lipjan

Breshër i madh në Lipjan ??

Posted by Koha.net on Thursday, July 28, 2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi të enjten se gjatë së premtes dhe së shtunës, do të mbajë mot me diell dhe vranësira.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 e 20 gradë celsius, derisa ato maksimalet ndërmjet 26 e 36 gradë.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s”, thuhet në njoftim.

IHMK-ja bëri të ditur se temperaturat më të larta do të regjistrohen në Gjakovë, Prishtinë, Prizren dhe Malishevë.