Lumi Lumbardh kalon përmes qytetit të Prizrenit dhe e ndan atë në dy pjesë, pothuaj të barabarta.
Pavarësisht emrit “i bardhë”, shfrytëzohet edhe për hedhje materiesh që e ndotin atë.
Një ekskavator është parë të shtunën mbi shtratin e lumit duke hedhur dheun në të direkt, në vend se të bartet me kamionë për një vend të caktuar.
Aty supozohet të ndërtohet një ndërtesë shumëkatëshe.
KOHA ka pranuar edhe një video nga veprimi i sotëm.