Arbëri

Obiliqi të premten do të mbetet pa ujë të pijshëm për disa orë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar të mërkurën, se do ta ndërpresë furnizimin me ujë të pijshëm për Obiliqin të premten.

Sipas njoftimit, furnizimi do të ndërpritet për shkak të punimeve të planifikuara teknike në gypin kryesor furnizues.

“Ju njoftojmë se, për shkak të punimeve të planifikuara teknike në gypin kryesor furnizues, të premten do të ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm për konsumatorët e Obiliqit duke filluar nga ora 09:30 deri në orën 15:00”, thuhet në njoftimin e KUR “Prishtina”.