Kosovë

Fushë-Kosova qe tri javë pa pediatër

 

Tash e tri javë komuna e Fushë-Kosovës ka mbetur pa shërbimin pediatrik, pasi pediatri i vetëm në këtë komunë është pensionuar. Derisa qytetarët po kërkojnë që sa më parë ky shërbim të kthehet në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, në komunë thonë se tashmë konkursi për pediatër është hapur.

Besiana Ajvazi-Avdiu e kishte sjell vajzën e saj për kontroll te pediatri, por u detyrua që këtë shërbim mjekësor ta marrë te mjeku familjar.