Kosovë

Gjilani duhet t’ia kthejë AKP-së pronën e planifikuar për varreza, Komuna me opsione të tjera

Në varrezat e Gjilanit ka mbetur pak hapësirë për varre të reja, përderisa një pronë e planifikuar për këtë qëllim duhet t’i kthehet AKP-së
 

Komuna e Gjilanit e kishte konsideruar të zgjidhur çështjen e varrezave, kur katër vjet më parë asaj i ishte bartur një hapësirë nën administrim të Agjencisë së Privatizimit. Por, vendimin e Qeverisë Kurti, kjo pronë dhe disa të tjera në shtatë komuna, i janë rikthyer AKP-së. Banorët në Gjilan shprehin shqetësimin për mungesë hapësire për varre të reja, e në Asociacionin e Komunave kanë thënë se në shumë qytete problemi është i njëjtë

Në varrezat e Gjilanit ka mbetur pak hapësirë e lirë për varre të reja. Banorët janë shprehur të shqetësuar që ende nuk është bërë zgjidhje e përhershme ku mund t’u bëhet nderimi i fundit të afërmve të tyre.

Hatixhe Demi, banore e Gjilanit, ka thënë se në varreza thuajse s’ka më vend.