Kosovë

Dy mostra të ujit nga Deçani rezultuan të kontaminuara

Foto: KOHA/Ilustrim
 

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) njoftoi se nga mostrat e ujit të marra në Deçan më 15 maj, kur pati reshje të mëdha shiu, dy kanë rezultuar me kontaminim bakterial.

Siç njoftoi IKSHPK-ja të enjten, mostrat e marra në fshatrat Carrabreg, Prapaqan, Llukë e Ultë, Isniq, Prilep dhe Gramaqel, rezultuan me kufi të normales të sasisë së klorit dhe negativ në testin për parazit.